“Gardian i tmershëm, më ka torturuar deri sa e kam humbur vetëdijen”, ish-i burogsuri tregon tmerret që përjetuar nga Dragisha Milenkoviq

"...i torturonin të brugosurit në korridor për të jau shti tmerrin të burgosurëve të tjerë. Dhe kështu edhe mua më ka terhjekur nga dhoma dhe, për afër një orë më ka torutuar në mënyrë më ç'njerëzore deri sa, disa herë, e kam humbur vetëdijen"

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj, ka rrëfyer për tmerret që ka përjetuar nga, Dragisha Milenkoviq, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në Burgun e Prishtinës, i cili tash po hetohet për krime lufte.

Gjatë ditës së enjte, Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ia ka caktuar masën prej 30 ditësh paraburgim, Milenkoviqit.

Ai dyshohet se torturoi të burgosurit shqiptarë dhe për këtë ka rrëfyer, Zogaj, duke theksuar se Milekoviq ka qenë njëri nga gardianët më të tmershëm. Gjithashtu, Zogaj ka treguar për momentet e torturës që ia ka bërë, Milenkoviqi.

“Ka qenë njëri nga gardianët më të tmerrshëm, jo vetëm me mua por edhe me të burgosurit tjerë politik. Por, në veçanti mund të flasë për vetën, për maltretimet dhe për tortuarat që kam pasur me të. Bile për ta cekur një rast, ku më ka nxjerur nga dhoma dhe atëherë e përdroshin një strategji gardianët serbë, i torturonin të brugosurit në korridor për të jau shti tmerrin të burgosurëve të tjerë. Dhe kështu edhe mua më ka terhjekur nga dhoma dhe, për afër një orë më ka torutuar në mënyrë më ç’njerëzore deri sa, disa herë, e kam humbur vetëdijen dhe ka lagur me ujë për të ma kthyer vetëdijen dhe, më ka kthery në dhomë. Në momentin kur jam kthyer në dhomë një shok që isha së bashku më të në dhomë nga tmerri që kishte dëgjuar, nga goditjet ndaj meje, nuk mund ta shihjna, sepse gjatë gjtihë kohës ksihte pirë duhan dhe dhoma ishte mbushur  e tëra në tym për shkak të sikletit që ksihte dëgjaur se çka që më bëhëj mua”, ka thënë Zogaj në “Five”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika