“Gardiani” 17 vjeçar i Drenicës flet për asistimin që dha ndaj Ballkanit
I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, portieri i Drenicës, Altin Gjokaj ka dhënë detaje për asistimin që dha sot në ndeshjen ndaj Ballkanit. 17 vjeçari tha se “e kam përcjellë futbollistin para se të niset dhe e kam goditë topin pak më shumë dhe doli të jetë asistimi i parë për këtë […]
I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, portieri i Drenicës, Altin Gjokaj ka dhënë detaje për asistimin që dha sot në ndeshjen ndaj Ballkanit.
17 vjeçari tha se “e kam përcjellë futbollistin para se të niset dhe e kam goditë topin pak më shumë dhe doli të jetë asistimi i parë për këtë sezon”.
Teksa, sa i përket ndeshjes, Gjokaj tha se “e kemi humbë topin shumë lehtë dhe kundërshtarët dolën në kundëraksion shumë shpejtë, kjo ishte fatale për ne”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.
Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.















