Garë e “nxehtë” në Ligën e Parë, Grupi A

Teksa kanë mbetur edhe gjashtë xhiro pa përfunduar Liga e Parë e Kosovës, në kuadër të grupit A, një gare e madhe deri në fund pritet ndërmjet Feronikelit 74 e Lirisë, për inkuadrim në Superligë pa barazh.

Ekipa që zë vendin e parë kualifikohet automakisht në elitën e futbollit kosovar, ndërsa e dyta inkuadrimin do ta kerkojë nga barazhi.

Tabelës pas 21 gjirove i prin Feronikeli 74 me 41 pikë e ndjekur pas nga Liria me një pikë më pak.

Pas tyre janë Istogu e Phoenixi me nga 36 pikë të cilat janë 4 pikë nga pozita që të shpien në barazh.

Ndërkohë në fund të tabelës është  skuadra nga Gjakova , Vellaznimi që ka vetëm 7 pikë , dhe është në prag të rënies në ligën e dytë për herë të parë në histori.

Xhiroja e radhës zhvillohet në fundajvë e pritet të sjellë dy sfida mjaftë interesante.

Lideri,  Feronikelit 74 përballet me stogun, kurse Liria luan në udhëtim te Phoenix.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika