“Garë me veten” përmbledhje e eksperiencave jetësore
I ftuar në emisionin “Moment”, në RTV Dukagjini, autori i librit “Garë me veten”, Ermal Mamaqi ka shpalosur detaje rreth librit. Ai ka thënë që ky libër është përmbledhje e eksperiencave të tij jetësore si dhe një mundësi për të gjithë ata që duan të arrijnë një aventurë të re në të ardhmen. “Ky është […]
I ftuar në emisionin “Moment”, në RTV Dukagjini, autori i librit “Garë me veten”, Ermal Mamaqi ka shpalosur detaje rreth librit. Ai ka thënë që ky libër është përmbledhje e eksperiencave të tij jetësore si dhe një mundësi për të gjithë ata që duan të arrijnë një aventurë të re në të ardhmen.
“Ky është vazhdimi i një rrugëtimi tashmë shumëvjeçar të cilin unë e kam nisur në përpjekjen time për të shpërndarë atë që di dhe atë që kam bërë në rrugën drejt suksesit dhe lumturisë”.
“Libri është i ndërtuar në katër shtylla për lexuesit, mua më pëlqen të them që është një dritare për të gjithë ata të cilët e lexojnë, një dritare që do t’i nxjerri nga zona e rehatisë drejt sfidave të reja dhe uroj që të jetë një mundësi për të gjithë ata që duan të arrijnë një aventurë të re në të ardhmen”, ka thënë Mamaqi.
Ndërsa ka shtuar se ky libër është përmbledhje e trajnimeve dhe eksperiencave jetësore të tij të cilat kanë ndikuar dhe e kanë formësuar në personin që është tani.
“Ka ardhur koha që përvojën time 40-vjeçare në jetë ta përktheja në një libër për të gjithë ata të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin trajnimet e mia ose që duan të thellohen edhe më shumë në atë që iu tregoj njerëzve”.
“Që të kesh diçka që nuk e ke duhet të bëhesh dikush që nuk je dhe që të bëhesh dikush që nuk je duhet të shkosh në një vend që të mësosh diçka që nuk e di”, është shprehur autori.
Ndryshe Mamaqi në mars të këtij viti ka mbajtur një trajnim dy ditor në Kosovë ndërsa pritet që prapë me datë 10 dhe 11 dhjetor të orgaznizojë një ngjarje të tillë.















