Një rrugëtimi të gjatë i ka ardhur fundi sot. Gareth Bale ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Ndër të tjera ai shkroi se “pas një shqyrtimi te kujdesshëm, njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga klubi dhe futbolli ndërkombëtar.

Ndihem jashtëzakonisht me fat që kam realizuar ëndrrën time për të luajtur sportin që dua. Me të vërtetë më ka dhënë disa nga momentet më të mira të jetës sime. Rezultati më i lartë në 17 sezone, që do të jetë i pamundur të përsëritet, pavarësisht se çfarë rezervon kapitulli tjetër për mua”.

Bale ka lënë prapa krahëve një karrierë tejet të pasur.

Periudhën më të artë pa asnjë dyshim që e kaloi në Madrid, ku me Realin e fitoi pesë herë Ligën e Kampionëve.

Bale së fundmi ka qenë pjesë e Los Angeles FC, skudër e cila garon në elitën e futbollit amerikan.

Ai u përshëndet me futbollit në moshën 33 vjeçare.