Gashani nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive për vitin 2026, në vlerë prej mbi 6.5 milionë euro.

Gashani, ka theksuar se federatat sportive kanë rol kyç në zhvillimin e sportit në vend, ndërsa ka kërkuar standarde të larta profesionalizmi dhe përkushtimi në punën e tyre.

“Federatat sportive janë partnerë kyç në këtë rrugëtim dhe mbartin një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e sportit në vend, ndërkaq Ministria është këtu për të qenë përherë në përkrahjen tuaj. Prandaj, presim që përmes këtij bashkëpunimi të dëshmoni standarde të larta profesionalizmi, përkushtimi, por edhe arritje konkrete në punën tuaj, në sportet tuaja. Përmes këtyre memorandumeve, ne po konkretizojmë mbështetjen institucionale në vlerë prej mbi 6.5 milionë euro, sipas kategorizimeve të sporteve”, tha ai.

Ai shtoi se përmes këtyre memorandumeve po konkretizohet mbështetja institucionale për federatat sportive, me synim rritjen e performancës dhe përmirësimin e qeverisjes në sport.

“Mbështetja jonë synon të forcojë qeverisjen në sport, të rrisë performancën e sportistëve tanë, të promovojë një shoqëri më aktive dhe të shëndetshme, dhe mbi të gjitha të avancojë rezultatet e vendit tonë në arenën ndërkombëtare përmes sportit. Në të njëjtën kohë, ritheksoj se transparenca dhe llogaridhënia mbeten thelbësore. Besimi i qytetarëve ndërtohet përmes punës së ndershme dhe raportimit të hapur, dhe ky duhet të jetë standardi ynë i përbashkët”, tha Gashani./EO

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika