Gashi akuzon qeverinë: Dostave ua keni dhënë 240 milionë euro për 3 vjet

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, Arben Gashi nga LDK, lidhur me kontratat njëburimore ka thënë se sistemi i qeverisjes është i paaftë

Arben Gashi, deputeti i LDK-së

Arben Gashi nga LDK, gjatë seancës së jashtëzakonshme lidhur me kontratat njëburimore, ka thënë se sistemi i qeverisjes është i paaftë.

“ASHP- ja është organi shytues i prokurimit publik, me fjalë të tjera gjykata e tenderave, i keni çu njerëzit 100 për qind të juajt” e nisi fjalimin Gashi.

Sipas tij, 1805 kontrata janë bërë nën qeverisjen e Kurtit me prokurim të drejtpërdrejtë.

E se çfarë është prokurimi i drejtpërdrejtë, ai u shpreh se “shkoni e thirrni njërin që e ka një kompani dhe i thuani sa pare po i do me e kry këtë punë.”

Sistemi i qeverisjes, sipas Gashit, është paaftësi në vitin e parë dhe gjysmën e vitit të dytë.

“Korrupsion masiv, pasi i keni kapur krejt institucionet me 1805 kontrata njëburimore, ku i keni thirrë dostat e juaj, e ju keni thënë merri 10 milionë e 20 milionë e 30 milionë e përfito,” u shpreh Gashi.

Për “Kontratat njëburimore, i keni thirrë dostat, ua keni dhënë 240 milionë euro për 3 vjet,” përfundoi Gashi.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika