Gashi: Albulena Haxhiu me dorëheqjen e Bashës bëhet kryetare e Kuvendit

Analisti Dardan Gashi në “Debat Plus” ka deklaruar se me dorëheqjen e Dimal Bashës nga pozita e kryetarit, nënkryetarja Albulena Haxhiu automatikisht bëhet kryetare e Kuvendit.

“Albulena Haxhiu me një dorëheqje të Dimal Bashës bëhet kryetare e Kuvendit. Ditën e mirë… Nëse ti veçse e ke bllokuar Kuvendin gjashtë muaj, të paktën bëj një zgjedhje dinjitoze. Por jo, ti e ke bllokuar gjashtë muaj për të ardhur në një zgjedhje më të keqe të mundshme”, tha Gashi, duke shtuar se nuk është duke e kritikuar Vetëvendosjen, pasi ajo e ka vazhduar rrugën e vet.

Ai ndër të tjera ka akuzuar Ramush Haradinajn për ndihmë ndaj, siç u shpreh ai, “Albin Serbisë”.

“Tash ju keni pas njerëz në pjesën e ish-opozitës të cilët kanë thënë në adresë të Fatmir Limajt se kush e ndihmon Albin Serbin, i ndihmon Serbisë. Tash sot këta që i kanë ndihmuar Albin Serbisë a i kanë ndihmuar Serbisë? Duhet me iu përgjigj këtyre pyetjeve këta zonja dhe zotërinj kur kanë dhënë këso deklarata”, tha Gashi.

Sipas tij, zgjedhja e Bashës si kryetar nuk reflekton unitet dhe seriozitet.
“Çka ka ndodhur sot është se nuk e kemi gjetur një kandidat të denjë që me të vërtetë reflekton unitet dhe seriozitet për këtë pozicion. Ne e dimë sa serioz e sa unifikues është ky çuni”, tha ai.

Gashi shtoi se Basha nuk ka lënë institucion apo medium pa ofenduar, përfshirë edhe ata që e votuan, duke i quajtur “langareca”.

Ai e përmbylli duke thënë se ajo çfarë ndodhi ishte “hajgare e të gjitha palëve të involvuara, përfshirë popullin dhe institucionet”.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika