Gashi: Armatimi që u kap sot në veri, më i madhi që nga viti 2001

"Ka pasur mjete ushtarake rreth atij manastiri, sasia e armatimit ka qenë më e madhja nga viti 2001-2002, nuk është hasur sasi më të madhe armatimi në Kosovë në ndonjë operacion të ngjashëm dhe mjete ushtarake", ka deklaruar Kreshnik Gashi nga Kallxo.com

Kreshnik Gashi nga Kallxo.com ka thënë se rreth Manastirit të Banjskës ku u zhvillua aksioni i sotëm në mes të Policisë së Kosovës dhe grupeve kriminale serbe ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës e tre të lënduar, ka pasur mjete ushtarake dhe sasia e armatimit që është kapur ka qenë më e madhja nga viti 2001-2002 në Kosovë.

“Ka pasur mjete ushtarake rreth atij manastiri, sasia e armatimit ka qenë më e madhja nga viti 2001-2002, nuk është hasur sasi më të madhe armatimi në Kosovë në ndonjë operacion të ngjashëm dhe mjete ushtarake”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përgatitur të jetë njësi ushtarake, por njësi e mbrojtjes dhe e ruajtjes së rendit dhe sigurisë, dhe ka qenë e pamundur të rrethojë teknikisht një grup të tillë të armatosur.

“Ka qenë grup i armatosur. Grupi ka mbërritur të arratiset, kjo tregon që ka pasur një mobilizim të madh. Motivet ende nuk dihen dhe nuk shpresohet që do të zbardhet. Policia e Kosovës nuk është e përgatitur të jetë njësi ushtarake, por njësi e mbrojtjes dhe e ruajtjes së rendit dhe sigurisë, e jo si ka qenë ky grup i armatosur. Policia nuk i posedon disa nga ato armatime dhe ka qenë e pamundur të rrethojë teknikisht grupin”, ka vijuar Gashi.

Afrim Bunjaku mbeti i vrarë, ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

Policia ka thënë se tre sulmues janë vrarë dhe një është arrestuar.

Sipas policisë, edhe katër persona të tjerë janë arrestuar për posedim të armëve, të municionit dhe të radiolidhjeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje sulmuesve që të dorëzohen, pasi janë të rrethuar nga zyrtarët policorë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika