Gashi: Asnjëherë nuk ka ndodhur në histori të Kosovës që një dokument i pranuar të mos publikohet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me mos-publikimin e draft-statutit për Asociacionin, i cili është pranuar nga Qeveria e Kosovës. Gashi vlerëson se është hera e parë që ndodh në historinë e Kosovës që një dokument i pranuar të mos publikohet dhe e konsideron këtë një qasje të gabuar të Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emisionin "Debat Plus"

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në “Blic Interview” me Astrit Gashin ka folur rreth mospublikimit të draft-statutit për Asociacionin që është pranuar nga Qeveria e Kosovës.

Gashi thotë se është hera e parë në histori të Kosovës që një dokument i pranuar të mos publikohet.

Këtë ai e quan qasje të gabuar të Qeverisë, dhe sipas tij, është një dokument me përmbajtje negative për Kosovën, pasi siç e cek ai, aty merret përbazë edhe marrëveshja e Ohrit.

“Kurrë nuk ka ndodhur deri sot që një dokument që është dakorduar të mos publikohet. As më herë s’janë nënshkruar dokumentet, as marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar e plotë marrëveshje nuk janë nënshkruar, por janë publikuar”, ka thënë Gashi.

“Mendoj se është qasje e gabuar, sepse ajo dikur do të publikohet. Ne po kërkojmë ta shohim dokumentin, që nese është më i mirë se i 2013, me shumë kënaqësi themi se është më i mirë, me rëndësi për ne është që të përfitojë Kosova. Por, nëse e merr përbazë edhe marrëveshjen e Ohrit, të gjitha indicent janë që është më keq”, vijon ai.

Gashi shprehet skeptik që Kosova do të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, pasi sipas tij, ajo ka shpresën për t’u kthyer këtu.

Detyra e Qeverisë, sipas Gashit, është që të garantohet që një gjë e tillë të mos ndodhë.

“Ne e dimë që Serbia nuk ka dashur të bëjë marrëveshje kurrë me Kosovën, Serbia dëshiron ta mbajë rastin hapur me shpresën që ndonjë ditë do t’i krijohen kushtet që të kthehet këtu me tenka. Detyra jonë është që kurrë nuk do t’i jepet Serbisë, kjo mundësi. Kjo garantohet duke ruajtur partneritetin ndërkombëtar dhe duke qenë të gatshëm që ajo të mos ndodhë”, thotë Gashi.

Gashi shton se kryeministri Kurti me qasjen e tij po e dëmton Kosovën.

“Kryeministri jonë e ka qasjen gabim kur mendon që ne duhet të kemi opsionin e parë, luftën. Opsioni i parë i çdo politike e politikani është që të mos bëjmë luftë. Kryeministri Kurti e ka qasjen e gabuar dhe po e dëmton në vazhdimësi Kosovën”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

Të fundit nga rubrika