Analisti Dardan Gashi e ka dhënë një deklaratë të rëndë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit. Ai e quajti zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, “vrasës potencial”, për shkak se, sipas tij, e ka gjuajtur deputetin e PDK-së me shishe të xhamit në kokë.

Gashi tha se dhuna është filluar nga Bislimi, dhe se, sipas tij, kjo ka qenë e menduar mirë.

“Dhunën ai e fillon [Besnik Bislimi], ai njeri është vrasës potencial, ai gjuan me shishe direct në kry me shishe të xhamit. Ai është vrasës potencial që gjuan me shishe të xhamit në kry. Nga fillimi e provokon situatën, e merr letren e çkyn, provokon, gjuan me shishe dhe shkon fshehet e qesh me kryeministrin”, ka thënë ai.

Tutje, Gashi ka thënë se në Kuvendin e Kosovës, dhunën e ka futur Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja.

“Dhunën e ofendimet në Kuvend e ka futur Albini e Vetëvendosja. Është ndryshuar gjuha e sjellja, këto e sjellin këtë situatë. Njerëzit mendojnë që mënyrë më e mirë për t’iu kundërvuar këtyre është me monedhë të njëjtë. Dhuna u provokua nga Qeveria”, ka thënë ai.

Gashi tha se Bislimi është dashur të arrestohej sot.