Gashi: Çdo tejkalim i Kushtetutës është shkelje dhe rrezik për përplasje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se çdo tentim për tejkalim të rregullave kushtetuese në procesin e zgjedhjes së presidentit përbën shkelje të Kushtetutës dhe rrezik për rendin kushtetues.

Para mediave, para nisjes së seancës, Gashi tha se ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese që përcakton praninë e dy të tretave të deputetëve dhe se mosrespektimi i këtij rregulli është i papranueshëm.

“Ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë se duhet të jenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve. Çdo tentim për tejkalim të këtij rregulli është shkelje e Kushtetutës dhe sjellje e njëanshme për ndryshim të rendit kushtetues”, ka deklaruar Gashi.

Ai shtoi se situata aktuale po shkon përtej ligjshmërisë dhe, sipas tij, po rrezikon përshkallëzim të përdorimit të forcës.

Gashi paralajmëroi se një përplasje sociale dhe politike do të ishte e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën, duke bërë thirrje për parandalimin e saj.

“Po kalohet përtej të arsyeshmes përtej ligjshmërisë po kalohet në përdorimin e forcës, unë jam i bindur se këtë duhet ta ndalojmë, nuk duhet të lejojmë që të shkojmë drejt një përplasjeje. Cdo luftë fillon kur njëra palë me vetëdije nuk do të i respektoj rregullat që janë vendosur. Përplasja sociale politike që mund të ndodhë është e dëmshme dhe e rrezikshëm për Kosovën dhe duhet ta parandalojmë”, ka deklaruar para mediave Gashi

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika