Gashi: Deklaratat e Kurtit janë politike, por nuk ka arsye për vonesa në formimin e institucioneve

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se deklaratat e liderëve politikë, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, në pritje të certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë pjesë e diskursit normal politik, por sipas tij nuk ka arsye reale për shtyrje të procesit të krijimit të institucioneve.

Gashi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, tha se rezultati i zgjedhjeve ka qenë i qartë që nga mbrëmja e 7 qershorit dhe se nuk ka pasur nevojë të pritet certifikimi për të nisur diskutimet politike.

“Është normale deklarata politike që i bënë zotëri Kurti dhe politikanët tjerë që po e presin certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, që dihet se do të bëhet javën e ardhshme. Mendoj që këto janë deklarime politike, por nuk do të ishte dashtë të pritet hiq pasi në mbrëmjen e 7 qershorit është ditur fituesi. Si deklaratë politike është me vend, por arsye tjera s’ka, përveç nëse po priten ankesat, pasi numri i deputetëve nuk do të ndryshojë”, u shpreh Gashi.

Ai paralajmëroi se çdo vonesë që do të çonte në zgjedhje të reja do të ishte, siç u shpreh ai, e papranueshme.

“Do të ishte skandaloze dhe është marre që për herë të tretë nëse eventualisht do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, do të ishte skandal. Mendoj se të gjitha kushtet janë për marrëveshje politike dhe krijimin e institucioneve të reja”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika