Gashi: Deri sa serbët në veri e kanë ‘trupin në Kosovë, e mendjen të Vuçiqi’, as Asociacioni nuk i’u kryen punë

Avokati, Tomë Gashi, ka thënë se edhe po t'ua formosh serbëve të veriut (Asociacionin) sa e kanë trupin në Kosovë e kokën e mendjen e kanë në Serbi, e të Vuçiqi, sido të duash quaje Asociacionin, momentin e atyre që iu jep kompetenca do t’i dyfishojnë pengesat që i bëjnë tani, me pengesa me barrikada me mjetet që po i kanë ne dispozicion

Avokati, Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi ka thënë deri sa serbët në veri të Kosovës e kanë ‘trupin në Kosovë, ndërsa mendjen në Serbi të Vuçiq’, as Asociacioni nuk iu kryen punë, që të mos vendosin pengesa dhe barrikadohen, kështu duke sfiduar shtetin e Kosovës.

Gashi në emisionin “Five” ka thënë se në monumentin e themelimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe dhe do të ju jepnin pak më shumë kompetenca serbëve, ata do të vazhdojnë edhe më shumë me pengesa dhe barrikada.

Sipas Gashit, qetësimi i shtetit të Kosovës nuk bëhet me themelimin e Asociacionit.

“Ne e dimë që nuk jemi shteti i vetëm, që Kosovës po i kërkohet një Asociacion i tillë, por kemi të bëjmë me një shtet geocidal, edhe po t’ua formosh serbëve të veriut sa e kanë trupin në Kosovë e kokën e mendjen e kanë në Serbi, e të Vuçiqi, sido të duash quaje Asociacionin, momentin e atyre që iu jep kompetenca do t’i dyfishojnë pengesat që i bëjnë tani, me pengesa me barrikada me mjetet që po i kanë ne dispozicion”, ka thënë Gashi.

“…Kurti, nuk duhet të pranojë kërkesat e amerikanëve për themelimin e Asociacionit, pasi nganjëherë, kërkesat e amerikanëve janë të papërcaktuara”.

Kështu tha Gashi, duke e ilustruar me një shembull nga ish-presidneti, Ibrahim Rugova. I cili nuk ka pranuar kërkesën e amerikanëve që të hyjë në zgjedhjet e Serbisë, pra sipas Gashit njëjtë duhet të veprojë edhe Kurti.

“me herët e kemi pasur një zotëri që quhej Grenell dhe tash askush nuk e përmend, tash tash quhet një zotëri Escobar dhe mund të harrohet dhe të mos e përmend askush. Kushdo që bënë presion, ne kemi pasur para Kurtit dhe një kryetar historik, që e ka pasur emrin Ibrahim Rugova dhe ka pasur kërkesa edhe të amerikanëve që të hyje në zgjedhjet e Serbisë para luftës dhe ideja ka qenë që të fitohet një qetësi dhe të fitohet një numër të mandatave, por, Rugova nuk ka pranuar njëjtë sic nuk duhet të pranojë edhe e Albin Kurti”, ka thënë Gashi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika