Gashi: Dialogu është politik, është e padrejtë që Qeveria e dërgoi BQK-në në Bruksel

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar vendimin e Qeverisë për të dërguar një delegacion të BQK-së në takimin në Bruksel për çështjen e dinarit serb, duke thënë se dialogu është gjithmonë politik

Analisti politik, Dardan Gashi, e ka cilësuar si jo të drejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës që në takimin në Bruksel, ku u diskutua për dinarin serb, ta dërgojë një delegacion të BQK-së.

Gashi në “Debat Plus” tha se çfarëdolloj dialogu me Serbinë është gjithmonë politik e jo teknik, siç e ka proklamuar Qeveria takimin e fundit.

Ai u shpreh se bisedimet mund të ishin teknike vetëm në rast se Kosova e Serbia e njohin njëra-tjetrën si shtet.

“Është absurd me thënë që nuk është dialog politik. Nuk asnjë teori me bisedu çfarëdo që nuk është politike. Teknike do të ishte nëse i njohim shtetet e njëra-tjetrës. Është jo fer nga Qeveria me dërgu dikë nga BQK me u marrë kinse për një problem teknik kur s’është fare teknik. Në substancë është politik. Ta shohim, shpresoj që bëhet mirë. Por, mirë bëhet në një fazë kur janë më të sinqertë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika