Gashi: Dogana dhe ministria përgjegjëse për moskontrollin e derivateve

Pronari i laboratorit për kontrollin e cilësisë së naftës, Jakup Gashi, ka komentuar operacionin e fundit të Prokurorisë Speciale kundër një rrjeti të dyshuar për kontrabandë, shmangie tatimore dhe shpëlarje parash në sektorin e derivateve, duke theksuar se dallimet në taksat e karburanteve mes Kosovës dhe Shqipërisë krijojnë hapësirë për skema të paligjshme.

Në Debat Plus, Gashi tha se në tregun e naftës nuk ndodh asgjë rastësisht dhe se çdo veprim ka prapavijë ekonomike.

“Të nafta s’bëhet asnjë sen pa qëllim edhe gratis. Në Shqipëri ka taksa më tepër, diku rreth 1.20 euro janë taksat që kalkulohen, edhe TVSH-ja është 20 për qind. Te ne akciza është 36 cent dhe TVSH-ja 18 për qind, prandaj është dukshëm më e lirë se në Shqipëri”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, pikërisht kjo diferencë e konsiderueshme në ngarkesën fiskale mund të krijojë motive financiare për skema të kontrabandës dhe shmangies së tatimeve.

Gashi theksoi se përgjegjësia kryesore për parandalimin e rasteve të tilla u takon institucioneve shtetërore, veçanërisht Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë si dhe Doganës së Kosovës.

“Është një problem se përgjegjëse kryesore është ministria dhe Dogana sa i përket kësaj, edhe hyrjes dhe moskontrollit”, u shpreh ai.

Komentet e tij vijnë pasi Prokuroria Speciale e Kosovës zhvilloi dje një operacion të gjerë në 21 lokacione, ku u arrestuan nëntë persona të dyshuar për shpëlarje parash, kontrabandim mallrash, shmangie nga tatimi dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar.

Sipas autoriteteve, grupi dyshohet se ka përdorur dokumente të rreme tatimore dhe transaksione fiktive me derivate të naftës për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe për t’iu shmangur detyrimeve tatimore.

Hetimet lidhen me një skemë ku nafta dyshohet se zbarkohej në Shqipëri dhe shitej në tregun e zi, ndërsa në Kosovë deklarohej në mënyrë fiktive përmes dokumentacionit të rremë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika