Gashi: Është e pamundur në sektorin privat të punësohen njerëz me pagë prej 264 euro
Analisti, Astrit Gashi, ka thënë së është bërë e pa mundur që në sektorin privat të gjesh fuqi punëtore në vlerë të pagës prej 264 euro. “Është bërë e pa mundshme në sektorin privat që me arrit me punësua njerëz me pagë kaq të ulët, po ka një ngritje të pagave në sektorin privat, e […]
Analisti, Astrit Gashi, ka thënë së është bërë e pa mundur që në sektorin privat të gjesh fuqi punëtore në vlerë të pagës prej 264 euro.
“Është bërë e pa mundshme në sektorin privat që me arrit me punësua njerëz me pagë kaq të ulët, po ka një ngritje të pagave në sektorin privat, e cila nuk do të thotë se është e reflektuar në secilën degë p.sh në gastronomi kanë qenë pagat shumë të ulëta me nuk ka paga të tilla”, ka thënë Gashi në Debet Plus.
Më tutje ai ka thënë se ka një trend ku kërkesa për punëtorë është shumë madhe, kurse ata mungojnë.
“Ka një frikë të madhe se po u ikin punëtorët edhe janë detyruar që t’i ngritin pagat prej kohës së pandemisë e tutje”, ka deklaruar ai.















