Gashi: Është tragjedi mënyra e sjelljes me të moshuarit në Kosovë, infermieret nuk kanë mësuar për etikën në profesion

Nijazi Gashi, nga Shoqata e Pensionistëve ka qenë i ftuar në emisionin "Debat Plus" në RTV Dukagjini, i cili ka thënë se mënyra se si  qeveria dhe shoqëria kosovare sillen me të moshuarit është tragjedi. Njashtu, ai ka theksuar se infermieret të cilat e kanë keqtrajtuar të moshuarën në Shtëpinë e pleqve "Orenda" nuk kanë mësuar lëndën "Etika profesionale shëndetësore", që Gashi e sheh si problem një gjë të tillë





Nijazi Gashi, nga Shoqata e Pensionistëve ka thënë në “Debat Plus”, në RTV Dukagjin, se rasti i ndodhur sot është një tragjedi e madhe, e cila e prek gjithë popullatën e Kosovës, gjersa ka theksuar se tragjedi është edhe fakti sesi shoqëria dhe qeveria kosovare sillen me të moshuarit.

Gashi ka thënë se qeveritarët dhe parlamentarët e vendit nuk kanë aspak lëndim të ndërgjegjes, dhe ka shtuar se mënyra se si sillen me kategorinë e personave të moshës së tretë është për t’u shqetësuar dhe alarmuar.

“Shoqëria jonë po abuzon me moshën e tretë të popullatës në mënyrë të vrazhdë dhe të rëndë sepse t’u mohohet e drejta 200 mijë personave të kësaj moshe, dhe me aspak lëndim të ndërgjegjes qeveritarët dhe parlamentarët tanë sillen në raport me këtë kategori është me u shqetësua dhe me u alarmua dhe mem ardh tug mu që jam shqiptar“, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka theksuar se ligjet në Kosovë kanë hapësira dhe zbrazëtira për të gjetur lehtësi në secilin rast dhe për të liruar nga përgjegjësia ndonjë person të përfshirë në rast.

Tutje, Gashi ka ngritur shqetësimin e tij për infermieret e përfshira në rast, duke thënë se sjellja e tyre nuk mund të lehtësohet në asnjë mënyrë, dhe sipas tij, është problematike fakti se kush i ka edukuar këto vajza dhe a do të kenë ato fëmijë në të ardhmen, njashtu si do t’i rrisin ata.

“Kurrfarë rrethane nuk e lehtëson sjelljen e infermiereve, çështja është komplekse, sepse këtu lind problemi kush i ka përkundur ato, kush u këndoi ninulla, kush i edukoi, ku e kanë kryer shkollën, a kanë mësuar për etikën profesionale shëndetësore, a do të kenë fëmijë ato dhe si do t’i rrisin ata“, ka shtuar Gashi.

Këtë sjellje të infermiereve, Nijazi Gashi, e ka konsideruar si abuzim individual.

Vlen të theksohet se, sipas Gashit, shoqëria kosovare është njohur në vazhdimësi për kujdesin ndaj të moshuarve, që lidhur me këtë janë quajtur edhe lejlekë, mirëpo qysh po sillen në ditët e sotme kjo nuk ka shpjegim, pasi sipas tij, do të duhet që në këtë moshë të ndihmojmë më shumë të moshuarit për shkak të pafuqisë së tyre, e jo t’i keqtrajtojmë.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika