Gashi i LDK-së: Po rrugëtojmë në gjithë Kosovën për besimin, shpresën dhe ndryshimin që meritojnë qytetarët

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Arben Gashi ka vazhduar aktivitetet e tij elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë e takimeve të drejtpërdrejta me qytetarët në mbarë vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka bërë të ditur se po zhvillon takime në qytete dhe lokalitete të ndryshme të Kosovës, me qëllim që të dëgjojë nga afër kërkesat dhe pritjet e qytetarëve.

“Sot po rrugëtojmë gjithandej Kosovës, në kërkim të besimit, shpresës dhe ndryshimit që qytetarët e meritojnë”, ka shkruar ai.

Gashi ka vlerësuar se mbështetja dhe komunikimi me qytetarët po i japin energji shtesë ekipit të tij për të vazhduar fushatën.

“Çdo takim, çdo dorë e shtrënguar dhe çdo fjalë na jep më shumë forcë për ta vazhduar këtë rrugëtim bashkë”, është shprehur kandidati i LDK-së.

Ai ka bërë thirrje për mbështetje të LDK-së në zgjedhjet parlamentare, duke promovuar numrin 113 të subjektit dhe numrin 28 të kandidaturës së tij për deputet.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika