Gashi i LDK-së vazhdon fushatën në katër qytete: Kosova ka nevojë për më shumë besim, vizion dhe punë

Arben Gashi, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, ka njoftuar se do të vazhdojë aktivitetet elektorale në disa komuna të Kosovës, duke zhvilluar takime me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gashi ka bërë të ditur se gjatë ditës do të qëndrojë në Malishevë, Suharekë, Gjakovë dhe Nabërgjan të Pejës, ku do të takojë mbështetës dhe qytetarë për të prezantuar programin e LDK-së.

“Sot nuk ndalemi. Me energji, me besim dhe me përkushtim, vazhdojmë rrugëtimin tonë në çdo cep të Kosovës, për të takuar qytetarët, për të dëgjuar zërin e tyre dhe për të forcuar besimin për ndryshimin që vjen”, ka shkruar Gashi.

Ai ka theksuar se çdo takim me qytetarët është një dëshmi se vendi ka nevojë për më shumë besim, vizion dhe punë, duke shtuar se rrugëtimi i tyre politik do të vazhdojë “të bashkuar, të vendosur dhe të pandalshëm”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika