Gashi i PDK-së: Rivotimi në Mitrovicë, mënyra e vetme për të rikthyer besimin e qytetarëve

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, ka deklaruar se defektet e evidentuara në procesin e zgjedhjeve në Mitrovicën e Jugut kanë dëmtuar rëndë integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e qytetarëve.

Ai tha se e vetmja mënyrë për ta rikthyer këtë besim është të organizohen zgjedhje të reja në këtë komunë.

“Në sot mendojmë që ky proces duhet të bie edhe në duart e organeve të drejtësisë për faktin se nga këtu kemi vënë re se kemi defekt serioz të fletëvotimeve të cilat e kanë rrënuar besimin e opinionin publik të procesit zgjedhor. Konsiderojmë që e vetmja mënyrë për të rikthyer procesin në binar dhe rikthimin  e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor dhe për të i dhënë integritet dhe besueshmëri është rikthimi edhe njëherë te qytetarit, që nënkupton rivotim të ri, shkuarja prapë në zgjedhje në këtë komunë…
Duhej të rikthehej prapë. Nuk është çështja e numrave edhe sa fletëvotimeve, është çështja e problemit i cili ka zbehur vullnetin e qytetarëve. Është një rëndim i integritetit të procesit zgjedhor. Unë s’po flas në emër të prokurorisë dhe organeve të cilat do të dalin me qëndrimet e tyre. Po flas si anëtar i KQZ-së që e ka parë si ka shku gjithë procesi”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika