Gashi i vlerëson ministrat: Sa i përket diplomacisë Gërvalla është zero

Analisti Dardan Gashi ka vlerësuar ministrat aktual të vendit duke përfshirë ministrin e Adminstrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe minstren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Analisti Dardan Gashi





Analisti Dardan Gashi i ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini ka vlerësuar ministrat per punën e tyre gjatë këtij mandati.

Dardan Gashi ka thënë se minsitri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka filluar mirë por duke filluar me ndarjen e fondeve të komunave qeverisja e tij ka ndryshuar.

Ndersa, per ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu, Gashi tha se është habitur për faktin që nuk ka reaguar për sekuestrimin e villave ne Brezovicë.

Per ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Dardan Gashi shtoi se tentativë e tyre është që të mos e luftojnë krimin por t’i kapin këto institucione.

Per ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, analisti Dardan Gashi tha se sa i përket diplomacisë, ministrja Gërvalla është zero. Gashi shtoi se ministria e Punëve të Jashtme është jofunksionale për shkak të trazirave që ka krijuar Gërvalla.

Tutje, analisti Dardan Gashi, ka thënë se Raporti i Progresit, thotë se qeverisjen e kryeministrit Albin Kurtit e konsideron si qeverisje të korrupsionit të lartë.

“Na kanë lodhë që 20 vjet, që është korrupsioni dhe drejtësia. Raporti i BE-së thotë për kohën e qeverisjes Kurti. BE-ja qeverisjen Kurti e konsideron qeverisje të korrupsionit të lartë, në këtë raport”, ka thënë ai,

Kritika për qeverisjen e Kurtit, Gashi pati edhe sa i përket sektorit të drejtësisë, duke thënë se Ministrja Albulena Haxhiu, nuk është duke i shfrytëzuar si duhet të drejtat e saj.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika