Gashi: Ideja Kurtit për dialog me serbët lokal ka koha që ka vdekur

Marrëdhëniet me Shtete e Bashkuara të Amerikës sipas analistit Daradan Gashit, asnjëherë nuk kanë qenë me të acaruara

Dardan Gashi, analist
Dardan Gashi, analist

Analisti, Dardan Gashi, i ka komentuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka thënë se punë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, japin efekte anti-amerikane.

“Marrëdhëniet me të acaruar se që kemi tani me Amerikën nuk i kemi pasur kurrë. As në kohë e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj”, ka thënë Gashi.

Më tej, ai i ka llogaritur që sa vite janë ftohur raportet ,me ShBA-në, ku ka thënë se që nga koha e taksës 100 për qind, për produktet e Serbisë që e kishte vendosur ish-qeveria Haradinaj 2.

Tutje Gashi ka shtuar duke theksuar se Kosova është duke e sfiduar SHBA-në, që 5 vitet duke llogaritur dhe qeverisjen Kurti 1 edhe Kurti 2.

“Lëvizja Vetëvendosje kanë qenë anti-amerikane edhe besoj që ende janë si lëvizje, në parim”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkohë ai ka theksuar se Qeveria Kurti 2 as nuk dëshiron ndryshim të kufirit as asociacion por as nuk ka fuqi me implementu ligjin në veri të Kosovës.

“Qeveria Kurti duhet të ofrojë diçka sepse nuk mund të jetë vetëm kundër, sepse i ka pasur kohë dy vite në qeverisje dhe shumë vite në opozitë për të ardhur me një propozim për zgjidhjen e problemit ajo ideja që ka pasur Kurti për debat të brendshme serbe ka vdekur moti, s’ka gjë aty”, ka sqaruar Gashi.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika