Gashi: Ka përçarje të Kurtit e Gërvallës me presidenten Osmani
Analisti politik, Dardan Gashi është shprehur se ekziston një përcarje në mes të liderëve shtetëror të Kosovës. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallje kanë përçarje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Gashi në “Debat Plus”, tha se “pika e nxehtë” e kësaj përçarje është tema e Asociaiconit të […]
Analisti politik, Dardan Gashi është shprehur se ekziston një përcarje në mes të liderëve shtetëror të Kosovës.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallje kanë përçarje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gashi në “Debat Plus”, tha se “pika e nxehtë” e kësaj përçarje është tema e Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Një urgjencë për Kurtin me shpërbë Kuvendin, janë përçarjet mes Vjosës dhe Albinit, dhe Vjosës dhe shefes së Listës Guxo. Këtu është një kaos që është kriju ndërkohë, kur krijohen kështu kaose, liderët e tipit të Albinit, nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër se të futen në procedurë zgjedhore”, tha ai.
“Nëse Vjosa Osmani thotë se Qeveria dhe ShBA duhet ta bëjnë një draft për Asociacionin, në të njëjtën ditë Gërvalla thotë se Asociacioni ka vdekë… Kjo është pikë kyqe, Asociacioni. Qeveria Kurti, Donika Gërvalla kanë mendime të ndryshme me presidenten”, vijoi ai.
Gashi tha se puna në Kuvendin e Kosovës është dështim total.
“Ky Kuvend ka qenë dështim total që nga fillimi. Pikat kyçe të Qeverisë Kurti, kanë qenë reformat në drejtësi. Ku janë ato?… Reforma është dështim total, secili ligj që është ofru është ose në Gjykatë Kushtetuese, ose s’ka kalu hiç. Kodi Civil ka ngec me dështimin e vet pozitës”, tha ai.















