Gashi: Kërkesa e Kurtit për votat e opozitës është absurde, ka frikë nga zgjedhjet

Analisti politik Dardan Gashi ka kritikuar kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që opozita të mbështesë formimin e një qeverie të re.

Në Debat Plus, Gashi e cilësoi kërkesën e Kurtit si “absurd” dhe shenjë të qartë frike nga zgjedhjet.

“Tash ky del lyp me ia votu edhe qeverinë. Ky është absurd në vete. Pse ka nevojë opozita me ia votu qeverinë një kryeministri të paaftë, që katër vjet që vetëm dëm ka bërë. Çfarë logjike ka të kërkojë votë Kurti prej opozitës. Mos të flasim për fyerjet e sulmet… d.m.th. ky zotinija shpik gjëra që askujt në botën demokratike nuk i bie në mend. Shihet qartë frika që ka prej zgjedhjeve…”, ka thënë Gashi.

Gjatë së hënës, Kurti doli në një konferencë për media për të reaguar një ditë pas dështimit për t’u rizgjedhur kryeministër. Ai konfirmoi se kishte bërë përpjekje për të ndërtuar një shumicë të re parlamentare, por ftesat e tij ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Nismës nuk u pranuan.

Kurti mori 56 vota në seancën e 26 tetorit, pesë më pak se minimumi i nevojshëm për të formuar qeverinë e re.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika