Gashi: Kjo Qeveri duhet të shkarkohet, qeverisja e Kurtit identifikohet me korrupsion
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas arrestimit të tre personave, ndër ta dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilët dyshohen për keqpërdorim të rezervave shtetërore. Gashi u shpreh se qeveria në krye me Albin Kurtin është duke u identifikuar me korrupsion, […]
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas arrestimit të tre personave, ndër ta dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilët dyshohen për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Gashi u shpreh se qeveria në krye me Albin Kurtin është duke u identifikuar me korrupsion, afera, sanksione e dështime.
“Boll ma! Kjo qeveri duhet te shkarkohet, vendit i duhen zgjedhje. Qeverisja e Albinit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione, dështime…”, tha ai.















