Gashi: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, zgjidhje më mirë sesa Asociacioni
Analisti Dradan Gashi ka dhënë opinionin e tij për situatën aktuale, në të cilën, është Republika e Kosovës, të cilës ndërkombëtarët po i kërkojnë që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sipas Gashit, korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte zgjidhja më e mirë. “Po të pyetesha unë, korrigjimi i […]
Analisti Dradan Gashi ka dhënë opinionin e tij për situatën aktuale, në të cilën, është Republika e Kosovës, të cilës ndërkombëtarët po i kërkojnë që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Sipas Gashit, korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte zgjidhja më e mirë.
“Po të pyetesha unë, korrigjimi i kufirit me Serbinë do të ishte zgjidhja më e mirë, sepse dy popujt nuk po munden të jetojnë së bashku, as shqiptarët në Serbi as serbët në Kosovë. Por, kjo ide është refuzuar, kryesisht me mjete të propagandës, jo vetëm brenda Kosovës por edhe nga shtetet e tjera. Po tani jemi duke vajtuar ‘JO Republika Serpska’”, ka deklaruar analisti.
Ndërkaq, Gashi ka theksuar se në një letër që e kishte dërguar në Kosovë para dy viteve, presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, kishte pasur kërkesë që të bëhet marrëveshja me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi rrëshqitur nga letra e Biden-it në një propozim evropian të Bashkimit Evropian, i cili është mjaft i paqartë se çfarë sjell në fund ai propozim. Këtu është problemi”, ka theksuar Gashi.
Tutje, ai ka thënë se do të ishte më lehtë nëse do të kishte qenë njohja në qendër për Kosovën si shtet nga Serbia.
“Më njohja si parim nuk është, sepse përfaqësuesit amerikanë na kanë njoftuar, duke na thënë hapur që njohja nuk është temë. Deri tani nuk ka ndryshuar ai qëndrim. Problemi është jo sa ka për t’i bërë dëm Asociacioni Kosovës, kështu siç është prezantuar dje. Por, tema është sa do t’i bëjë kryeministri Albin Kurti dëm Kosovës”, ka përfunduar ai.















