Gashi kritikon Sveçlën: Le të tregojë si e lëshoi të ikë Radojçiqin
Analisti politik Dardan Gashi, e ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në lidhje me ikjen e Milan Radojçiqit nga manastiri i Banjskës. Gashi në Debat Plus, tha se Sveçla duhet të tregoj se si ka arritur të ikë Radojçiq, kurse “disa të tjerë u arrestuan e disa u vranë”. “Nëse Sveçla, e […]
Analisti politik Dardan Gashi, e ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në lidhje me ikjen e Milan Radojçiqit nga manastiri i Banjskës.
Gashi në Debat Plus, tha se Sveçla duhet të tregoj se si ka arritur të ikë Radojçiq, kurse “disa të tjerë u arrestuan e disa u vranë”.
“Nëse Sveçla, e ka incizu tërë kohën dhe e ka ditë ku është, si e ka lëshu me ikë, a mundet të na tregojë si ika ikë pra. Svecla le të na tregojë, si ka ndodhë kjo punë, e ka incizu dhe lëshu, u arrestun të tjerët e u vranë… Si e lëshoi njeriun që e incizioi njeriun që ishte duke ndenjur prej fillimi”, tha ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka publikuar disa pamje nga droni ku shihet në uniformë ushtarake, Milan Radojçiq, brenda oborrit të manastirit të Banjskës.
Radojçiq, ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Krimineli Radojçiq, dyshohet të jetë plagosur nga Policia e Kosovës, dhe se i njëjti është duke u trajtuar në një spital të Novi Pazarit në Serbi.















