Gashi: Kryeministri Kurti e ka ofenduar Republikën e Shqipërisë

Sipas Dardan Gashit, Albin Kurti ka prishur një traditë 30- vjeçare të mosndërhyrjes në punët e brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës

Ish- zëvendës kryeminstri i Kosovës, Dardan Gashi

Ish-zëvendëskryeminstri i Kosovës, Dardan Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ofenduar Republikën e Shqipërisë duke tentuar që t’i instalojë partitë politike atje, një gjë që s’kishte ndodhur kurrë më parë nga asnjëra palë, as nga Kosova, as nga Shqipëria.

Ndërsa, sipas tij, “Albin Kurti veprimin e parë që e kishte bërë ishte që të shkonte të merrte pjesë në zgjedhjet e shtetit shqiptar duke u përzier në politikën e brendshme të Shqipërisë”.

Tutje, ai ka thënë se është prishur një traditë 30-vjeçare që ekzistonte mes Kosovës dhe Shqipërisë, që njëra-tjetrës mos t’i përzihen në punët e brendshme, por vetëm të kritikojnë nganjëherë nga larg.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka pyetur se “a ka të drejtë Albin Kurti si nënshtetas i Shqipërisë të marrë pjesë në cilësinë e një qytetari në zgjedhje”?

Ndërkohë i është kundërpërgjigjur analisti Visar Ymeri, duke thënë se “disa gjëra private suspendohen kur merr përgjegjësi shtetërore siç është pozita e kryeministrit”.

Analisti Visar Ymeri

Sipas Ymerit, kryeministri i Kosovës nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të një shteti tjetër.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika