Gashi: Kurti e dinte se Bekim Sejdiu nuk kalon, Abdixhiku ndoshta mendoi se do ta kalonte

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se është i bindur që kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, e ka ditur se kandidatura e Bekim Sejdiut për President nuk do të merrte votat e nevojshme.

Duke folur në “Debat Plus”, Gashi tha se beson se edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka ditur këtë, por mund të ketë menduar se kandidatura do të kalonte “disi”.

“Unë jam i bindur që Albin Kurti e ka ditur që Bekim Sejdiu nuk kalon. Për Abdixhikun, unë mendoj i zgjuar edhe e ka ditur, ndoshta ka menduar që e kalon disi”, tha Gashi.

Sipas tij, çështja nuk duhet të shihet vetëm nga perspektiva e zgjedhjeve të reja, por si një çështje e mendimit strategjik për vendin dhe për partinë.

Gashi kritikoi gjithashtu mënyrën se si është zhvilluar marrëveshja për Presidentin, duke thënë se Abdixhiku fillimisht kishte kërkuar që LDK-ja ta merrte postin e Presidentit, ndërsa më pas, sipas tij, ishte pranuar një kandidat që nuk i përmbush kriteret e kërkuara.

“Abdixhiku tha: ‘Po du Presidentin’. I kemi thënë: ani. U kthye tha: ‘Nuk ma kanë dhënë’. Po me ba marrëveshje, me gjet marrëveshje konsensuale, bëje. Tash vjen me një që nuk e ka asnjë kriter që e ka kërkuar”, deklaroi Gashi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika