“Albin Kurti është votuar në këtë vende për të realizuar atë që s’e kemi bërë ne, për të mos lejuar që të bëhen negociata pa njohje, pa gjetjen e njerëzve të zhdukur. Për këtë është votuar, dhe jo të bëjë atë që kemi bërë ne, sepse atëherë do të na kishin votuar ne dhe do të ishte në rregull”, ka thënë Dardan Gashi.

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ka folur për ftesën e Kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit, ndaj opozitën, ku ka thënë se ka një padi që Lëvizja Vetëvendosje e  kishte dërguar në Gjykatën e Kushtetues, ku si pasojë kishte nxjerrë një vendimi që kryeministrit i takon që t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë.

“Kryeministri i Kosovës është përgjegjës për t’i përfunduar negociatat me Serbinë”, ka  thënë Gashi, teksa ka shtuar se opozita e atëhershme kishte refuzuar unitetin e kërkuar që të arrihej marrëveshja me Serbinë.

Ai ka thënë se është i habitur se si është e mundur që partia që ka dërguar padinë në gjykatë kushtetues në të kaluarën,  tani e anashkalon atë vendimi dhe kërkon bashkëngjitjen e opozitës në dialog.

“S’po na duhet vendimi i Gjykatës Kushtetues, tash nuk e nënshkruan[marrëveshjen me Serbinë] Albin Kurti, por duhet ta nënshkruajnë të gjithë”, ka shtuar ai.

Sipas Gashit, kjo nuk është opozita e Kurti, do ta bëjë atë që i kërkohet, “do ta mbështesin kryeministrin Kurti. Jam i bindur se do ta bëjnë sepse e kam dëgjuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që ka thënë se do të jetë prapa qeverisë së Kosovës nëse marrëveshja është në të mirë të Kosovës”.