Gashi: Kurti në vend që të merret me Banjskën, merret me Thaçin

Analisti Dardan Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti, gjatë kohës kur ishte në Vjenë, në vend që të fliste për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi

Analisti Dardan Gashi

Analisti Dardan Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit është “i tmerrshëm”.

“Është një dallim mes procesit të 2013-ës dhe procesit tash në shumë mënyra, sepse ky zotëriu (kryeministri Albin Kurti) ka ardhur në pushtet për të parandaluar fiks këtë (Asociacionin)”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ka një dallim të madh në këtë çështje. “Kur ka dalë në fushatë dhe ka mbledhë vota, ka thënë se unë këtë…Ka një dallim të madh prej njerëzve që kanë menduar se kjo është një zgjatje e Ahtisarit, dhe kur të bëjnë këtë, Serbia obligohet të njohë Kosovën dhe Kosova e përmbyll procesin e shtetësisë, kjo ka qenë logjika, atëherë Albin Kurti e ka përdorur një logjikë tjetër, të vijë në pushtet dhe pastaj bëj çfarë dua”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se kryeministri Albin Kurti gjatë kohës kur ishte në Vjenë, në vend që të fliste për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ai ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Në vend që të merret me diçka tjetër, me Banjskën ose me diçka më të rëndësishme, ky (Kurti) merret me Hashim Thaçin, me idenë se si ky e shpëtuar ndarjen, a në realitet ky e ka kryer ndarjen”, ka thënë tutje ai.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika