Gashi: Kurti nuk është rezistent, i ka bërë të gjitha kompromiset që ka thënë se nuk i bën

Astrit Gashi, Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës, sipas analistit politik Astrit Gashi, nuk mund të cilësohet rezistent në çështjen e dialogut apo marrëdhënieve me Serbinë.

Gashi në “Debat Plus”, e kritikoi Haradinajt i cili sipas tij po e interpreton qasjen e Kurtit si rezistente.

Gashi u shpreh se Kurti i ka bërë të gjitha kompromiset të cilat ka thënë se nuk do t’i bëjë.

“Kurti nuk është rezistent, Kurti është rezistent vetëm në përshkrimin e Haradinajt, ai është njeri i cili i ka bërë të gjitha kompromiset të cilat ka thënë se nuk do t’i bëjë. Ka thënë se do ta shtrijë sovranitetin në veri, nuk e ka shtri, ka thënë se do nuk do t’i rinegocojë marrëveshjet e Thaçit, e ka bërë”, ka deklaruar Gashi.

“Ka thënë se nuk do t’i lejojë targat e Serbisë, po hyjnë dhe prej Serbisë. Ka thënë se nuk do t’i lejojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovës, atë e ka bërë por Serbia nuk e ka lejuar Kosovën t’i mbajë zgjedhjet e veta në vend të vet”, ka vijuar ai.

Ai tha se Kurti në raport me dialogun, një hap po e bën përpara kurse dy pas.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika