Gashi: Kurti s’do bëhet më kryeministër

Ish-zëvendësministri për Komunitete, Milazim Gashi, ka thënë se Albin Kurti nuk do jetë zgjedhet kryeministër i Kosovës edhe për një mandat tjetër

Milazim Gashi,

Ish-zëvendësministri për Komunitete, Milazim Gashi, ka thënë se Albin Kurti s’do jetë kryeministër ne mandatin e ardhshëm.

Ai në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se Lëvizja Vetëvendosje mund të vijë në pushtet, por Kurti s’do jetë kryeministër.

“Pas luftës, Rugova nuk e ka lënë Thacin të bëhet kryeministër edhe që e ka pasur mandatar. Mund të fitoj VV por Albin Kurti kryeministër jo. Nuk do të jetë kryeministër”, tha ai.

Gashi tha se ndërkombëtarët nuk e favorizojnë Kurtin sepse sipas tij nuk shihet si lider i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Prej raporteve që i kemi nga informatat, nga ndërkombëtarët, nga BE, Kurti shihet si lider që komunitetin serb ta integrojë mirë. Nuk ka fituar poenë që me u shfaqë si lider i të gjithëve, jo me ndërhy te pjesa teknike”, tha ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika