Gashi: Kurti tenton të krijojë kriza në veri që të ketë me çfarë të mburret

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet të krijojë kriza në veri të vendit, sipas tij, që të ketë diçka për çfarë të mburret në qeverisjen e tij trevjeçare

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

“Në vazhdimësi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka tentuar të krijojë kriza në veri të vendit, në mënyrë që të ketë për çfarë të mburret, sepse asgjë në këtë qeverisjen e vet tashmë trevjeçare nuk mund të quhet si sukses i tij”.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Gashi ka kritikuar edhe deklaratat e kryeministrit Kurti, duke theksuar se duhet të jetë i kujdesshëm që të mos e frikësojë popullin për “interesa politike”.

“Sa i përket deklaratave të Kurtit lidhur me sigurinë, duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrën se si deklarohemi dhe të mos krijojmë panik pa nevojë, uroj të mos jetë një deklaratë e tentimit popullsitë të frikësimit të popullatës Kosovës, në mënyrë që të mbajë të mobilizuar për interesa partiake dhe politike. Nëse do të kishte një situatë të tillë, do të ishte një fatkeqësi për Kosovën”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, sa i përket vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Kosovë, ai ka thënë se është një vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe sipas tij, është një mesazh që dërgohet se NATO është prezente në rajon dhe garanton sigurinë.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika