Gashi: Ky pushtet është i dobët, ndaj është pushtet shkelës kronik i ligjit dhe i Kushtetutës

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka theksuar se Qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin, Albin Kurti, është shkelëse kronike e ligjit dhe e Kushtetutës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emisionin "Debat Plus"

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit për paga në sektorin publik, duke mos afektuar pagat që janë rritur bazuar në këtë Ligj, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Në një postim në Facebook, Gashi ka theksuar se Qeveria e Kosovës, në krye me kryeministrin, Albin Kurti, është shkelëse kronike e ligjit dhe e Kushtetutës.

“Prapë e shkelen Kushtetutën. Ky pushtet është i dobët, ndaj është pushtet shkelës kronik i ligjit dhe Kushtetutës. Veç një pushtet i dobët e shkel ligjin dhe Kushtetutën pandalshëm. Veç të dobëtit vuajnë për ta luajtur të fortin. Veç të dobëtit tentojnë të shkelin çdo gjë; hakun e njerëzve dhe çdo gjë tjetër. Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, ku i kërkon Kuvendit që brenda 6 muajsh ta ndryshojë”, shkroi Gashi.

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Kuvendin e Kosovës që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit të këtij institucioni “të ndërmarrë veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) dhe të paragrafit 6 të nenit 6 (Paga bazë) të Ligjit për Paga, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim”.

Kushtetuesja rrëzon pjesërisht Ligjin e Pagave

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika