Gashi: Ndërtimi i së ardhmes është amaneti që na kanë lënë ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë tonë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Arben Gashi, ka kujtuar sakrificën dhe vuajtjet e popullit të Kosovës në 25-vjetorin e çlirimit.

Ai në fjalimin e tij kujtoi luftën diplomatike të presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gashi tha se “ne jemi një popull që nuk dorëzohemi kurrë”.

“Në këtë ditë të shenjtë, përulemi me respekt të thellë para të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë. Të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, që luftuan me zemër dhe shpirt për një të ardhme të lirë dhe demokratike, janë heronjtë tanë të përjetshëm. Kujtimi dhe sakrifica e tyre na obligon që të punojmë pa u lodhur për ndërtimin e një shteti që respekton dhe mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të tij”, tha Gashi.

Gashi ka falënderuar edhe NATO-n, e cila siç është shprehur Gashi, erdhi me vendosmëri për të ndaluar gjenocidin dhe për të mbrojtur popullin tonë, ishte jetike për arritjen e qëllimit tonë të shenjtë për liri, demokraci dhe pavarësi.

Shefi i deputetëve të LDK-së ka përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Me vizionin e tij për pavarësi dhe me qasjen e tij diplomatike, ndërtoi ura të rëndësishme me komunitetin ndërkombëtar dhe udhëhoqi popullin tonë nëpër një periudhë të trazuar. Ibrahim Rugova u bë simboli i shtetit dhe një inspirim për brezat e ardhshëm, duke na kujtuar se qëllimi për liri dhe pavarësia arrihen, më mençuri partneritet ndërkombëtar dhe dialog. Por, edhe me parapërgatitje për luftën final për çlirim”, tha deputeti Gashi.

Gashi ka kujtuar se derisa po festohet ky përvjetor i çlirimit, ka ende sfida që nuk kanë përfunduar.

“Le të jemi krenarë për të kaluarën tonë, të përgjegjshëm për të tashmen dhe të angazhuar për të ardhmen. Sepse vetëm kështu, me unitet dhe përkushtim, do të sigurojmë që Kosova të jetë gjithmonë një tokë e lirë, e pavarur dhe krenare. Le të angazhohemi për të ndërtuar një Kosovë ku sundon ligji dhe drejtësia, ku të drejtat e njeriut respektohen dhe mbrohen, dhe ku çdo qytetar ka mundësinë për të realizuar potencialin e tij të plotë. Kjo është detyra jonë dhe amaneti që na kanë lënë ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë tonë”, tha Gashi para të pranishmëve në Kuvendin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika