Gashi: Në seancën pas sulmit në Banjskë, Kurti hyri i frikësuar në Kuvend

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka rikujtuar momentet e rënda pas sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Në Debat Plus, Gashi riktheu vëmendjen tek seanca e jashtëzakonshme e 28 shtatorit 2023.

Atëbotë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nisën atë seancë me një minutë heshtje në nder të policit Bunjaku, ndërsa pas konsultimeve me grupet parlamentare u vendos që seanca të mos fillonte me deklarime politike, por me hartimin dhe miratimin e një projektrezolute që dënonte sulmin terrorist në veri.

Kjo rezolutë ishte përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare.

Duke kujtuar atmosferën e asaj dite, Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti kishte hyrë në Kuvend dukshëm i tronditur, ndryshe nga sjelljet e tij të zakonshme.

“Kur është vrarë polici Afrim Bunjaku (në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë)…aq i frikësuar ka qenë zoti KURTI, sa kur ka hyrë në Kuvend, nga ai luani, shqiponja që i hapte krahët. Vinte me na’u lutë, se nuk e dinte se qysh reagon. Qysh do të reagojë salla. Ia kemi dhënë përkrahjen e plotë, pa asnjë rezervë. Jo Albin Kurtit, jo VV-së, por kryeministrit të Kosovës, shtetit dhe çdo polic që ka shkuar në veri”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika