Gashi: Në veri nuk ka zgjidhje kushtetuese, por politike

Analisti politik, Astrit Gashi ka vlerësuar se në veri të Kosovës nuk ka zgjidhje të bazuar në aspektin kushtetues, por është nevojë për zgjidhje politike

Analisti politik, Astrit Gashi, ka theksuar se nëse një vend po merr gjithmonë veprime të njëanshme dhe pastaj po ndodhet në pozitë defanzive, ky është një problem politik e jo kushtetues.

Gashi vuri në dukje se zgjidhjet për situatën në veri të Kosovës nuk mund të gjejnë bazë në aspektin kushtetues, por duhet të jenë zgjidhje politike.

Ai në emisionin Debat Plus ka shtuar se çdo person që vjen me një paradigmë kushtetuese, në gjysmën e rrugës e braktis kushtetutën dhe sugjeron një zgjidhje politike.

“Nëse ne tërë kohën po e marrim një akt dhe po jemi pastaj në defanzivë, kjo është problem, këtu nuk ka zgjidhje kushtetuese, ka zgjidhje politike. Kushdo që hyn me pa me paradigmën kushtetuese, në gjysmë të rrugës po e lëshon kushtetutën, po thonë hajde e bëjmë një zgjidhje politike”, ka thënë ai.

“Sipas kushtetutës, është e qartë se zgjedhjet janë të lira. Prandaj, nuk duhet të diskutohet në Bruksel apo në çdo vend tjetër ku betohet kryetari i komunës. Kosova duhet të sigurojë që betimet të bëhen në vende ku ligji është i përparuar. Nëse nuk bëhet kjo, praktikisht e kemi shndërruar shtetin në një institucion paralel. Nëse kjo ndodh nuk po mendoj që jemi duke imponuar atje pushtet”, ka deklaruar tutje Gashi.

Analisti politik ka thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me përpjekje të fokusuar në aspektin kushtetues, por duhet të konsiderohet si një sfidë politike që kërkon zgjidhje të përshtatshme.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika