Gashi: Në vjeshtën e vonshme pritet të rrëzohet Qeveria Kurti 2

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2, pasi sipas tij si shenjë e pakënaqësisë, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emisionin "Debat Plus"

“Në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2”,  kështu ka deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, duke thënë se koha e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një qeverisje komode ka skaduar.

Në emisionin “Debat Plus”, Gashi ka thënë se në këtë kohë do të ketë ngritje të opozitarizmit dhe pritet që të ketë rënie të Qeverisë, sepse siç është shprehur ai, ka lëvizje brenda koalicionit dhe pakënaqësi mes deputetëve të VV-së.

“Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti i ka bërë 2 vjet në qeverisje, sipas tij, ka pasur mjaft kohë që të krijojë fondin e qeverisë, sido që të jetë pozitiv apo negativ.

“Ideja e LDK-së ka qenë që të shikohet stabiliteti i Qeverisë Kurti 2, deri në zgjedhjet lokale ka qenë ideja që të vështrohet, në mënyrë që të rikthemi dhe të stabilizohemi”, ka deklaruar Gashi.

“Ne jemi munduar të jemi pro aktiv dhe propozues, por asnjë nuk e ka marrë Qeveria e Kosovës, 58 propozime i kemi bërë në formë dokumentesh dhe rezolutash”, ka vijuar ai.

Strategjia e LDK-së, sipas Gashit, ka qenë që të fokusohet në zgjedhje lokale pas vështrimit të kësaj qeverisjeje e jo të vazhdojë si parti precedente e bllokimit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika