Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reagua ndaj zhvillimeve të fundit në vend
Ai ka thënë që nga sot fjalën e ka Gjykata Kushtetuese.
Gashi tha se nga 5 gushti, fituesi i zgjedhjeve është përballur me një afat kushtetues të tejkaluar.
“PREJ SOT PARADITE, FJALËN E KA GJYKATA KUSHTETUESE. Që nga 5 gushti, fituesi i zgjedhjeve është përballur me një afat kushtetues të tejkaluar. Kjo nuk është më çështje retorike politike, por çështje e zbatimit të Kushtetutës. Tash le të flasë Gjykata. Pas vendimit, do të dihet rruga përpara dhe përgjegjësia politike për secilin”, ka thënë Gashi.