Gashi: Ngjarjet e marsit janë organizuar nga Serbia

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se trazirat e marsit janë organizuar nga Serbia

Avokati Tomë Gashi ka thënë se trazirat e marsit janë organizuar nga Serbia, ku tre fëmijë kishin humbur jetën në lumin Ibër në Mitrovicë.

Në emisionin “Five”, ku është diskutuar për 20-vjetorin e ngjarjes, përfaqësuesi mbrojtës i familjeve, avokati Tomë Gashi e ka akuzuar prokurorin e rastit për përmbyllje të shpejtë të “vrasjes së fëmijëve”.

“Mendoj që këtë e ka organizuar Serbia, pse? Sepse këtu ka qenë një bazament që është përdorur për Asociacionin dhe ka qenë bazamenti tjetër që është futur në pakon e Ahtisaarit… ka qenë ideja e Serbisë që ta shfrytëzojë, ta keqpërdorë vrasjen e këtyre tre fëmijëve, të cilën prokurori nuk e ka përmbyllur si vrasje, ai ka thënë se ka qenë një aksident dhe që nuk ka prova konkrete që këta kanë qenë të ndjekur nga një qen… dhe nga serbët… ka gjetur kontradikta në deklaratën e fëmijës. Prokurori është marrë gjithmonë në aspektin negativ që të mos gjetet dhe të mos konfirmohet deklarata  e Fitimit. Mirëpo, nëse ky rast do të hetohej në mënyrë të duhur, nuk do të duhej të mbyllej kaq shpejt. I janë ofruar shuma monetare familjarëve që t’i marrin në kompensim në kuptimin që ky rast të mbetet në heshtje, por nuk kanë pranuar sepse nuk mund të shitet gjaku i fëmijëve me para, edhe UNMIK-u e ka luajtur lojën për ta ruajtur fytyrën e vet”, ka thënë Gashi.

Ai beson se është keqpërdorur vrasja e fëmijëve, Florent Veseli, Avni Veseli, Egzon Deliu.

“Rastin e ka përshkruar vëllai i njëri prej tyre që ka qenë me të. Si përfaqësues i familjeve, unë kam paraqitur një kërkesë për hapjen e hetimeve dhe e kam dërguar deri te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në atë kohë dhe i kam njoftuar të gjithë faktorët… Ka qenë frika e UNMIK-ut pas ngjarjeve pas vrasjes së këtyre tre fëmijëve dhe ajo çfarë është shumë interesant dhe negative është se prokurori e ka mbyllur rastin më katër prill 2004, ndërsa trupi i pajetë i njërit prej fëmijëve është gjetur në qershor, dy muaj më vonë”, shtoi më tej ai.

Në anën tjetër, Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, thotë se kësaj ngjarjeje i është dhënë karakter ndëretnik.

“Me vetë faktin që i jepet një ngjarjeje karakter ndëretnik, si rrufeja shpërndahet gjithandej. Këto protesta që janë organizuar, me një individ të vetëm qoftë i porositur, do të mund të eskalohej. Ata i kanë parë gjithë komunitetin serb që qëndron pas tyre”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika