Gashi: Nuk ka fitues apo humbës të madh nga rundi i parë i zgjedhjeve

Analisti Politik, Astrit Gashi, ka deklaruar se nuk ka një fitues apo humbës të madh nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

“Ende herët është, nuk po më duket që ky rundi i parë ka shpallë fitues të parë dhe humbës, gjithë janë fitues në disa pika dhe humbës në disa pika tjera. Nuk kam një fitues të qartë. Ne po e shohim dikush e deklaron fitoren me diçka, PDK deklarohet se i ka votat më të mëdha për asamble komunale, LDK numrin më të madh të votave të përgjithshme VV diçka tjetër. Pra të gjitha janë duke e shpallur një fitore, me gjasë në zgjedhjet lokale ka një fitues. Unë nuk shoh ndonjë fitues e humbës të madh”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.

Ai ka thekuar se një fitues i fuqishëm është Ramiz Lladrovci në Drenas, që siç ka thënë ai e ka fituar vetë garën me një parti që nuk e ka.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika