Analisti Astri Gashi, e ka komentuar figurën e Kryeministrit, ku ka thënë se “Kurti i opozitës ka qenë Albin Kurti i sovranitetit, por Kurti i pushtetit po e diskuton çështjet sovrane të shtetit në Brukseli”.

“Nuk mund t’i imponojmë vendimet në veri me forcë. Imponimi vendimeve me Polici është humbje e popullatës në momentin që humbe popullatën e ki shumë të vështirë me mbajte territorin”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, as i Kurti as aktivistët e tij nuk kanë mundësi me përdorë argumentin e sovranitetit në qeverisje sepse në Bruksel kanë shkuar dhe kanë diskutuar për çështje të brendshme.

“Shteti sovran nuk është vetëm ndaj fqinjëve por është edhe ndaj Bashkimit Evropian edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Gashi.

Më tej, ai ka shtuar se ata që proklamojnë se Qeveria Kurti II nuk diskuton për sovranitetit janë duke bërë propagandë me vetëdije.