Gashi: Opozita e ka humbur rrugën në oborr, s’guxojnë ta rrëzojnë Kurtin

Astrit Gashi, analist politik

Analisti politik, Astrit Gashi, i ka kritikuar partitë opozitare në Kosovë, për mënyrën se si po e kundërshtojnë pushtetin.

Sipas tij “opozita vazhdon ta ketë rrugën e humbur në oborr”, teksa theksoi se kërkesat e tyre për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk janë të vërteta.

Ai në Debat Plus, tha se partitë opozitare nuk kanë guxim të shkojnë në zgjedhje të parakohshme dhe të përballen me Kurtin.

“Nuk pres që munden me tregu strategji që munden me sfidu pushtetin në Kuvend. Opozita vazhdon me pas rrugën e humbur në oborr, kanë qejf të thonë po dojmë ta rrëzojmë Kurtin, nuk guxojnë ta rrëzojnë Kurtin. Nuk besoj fare opozitës kur po kërkon zgjedhje të parakohshme, po mendon të thonë por nuk po kërkojnë”, tha ai.

Tutje ai i komentoi edhe skenat e dhunës duke thënë se Qeveria dhe PDK, kanë përfituar nga ato skena te elektorati i tyre.

Sipas tij, opozita është dashur ta shfrytëzoj më mirë, dhunën e shprehur nga anëtarët e Qeverisë, duke e përmendur zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Ajo që ka ndodh në Kuvend ka qenë interes i pushtetit, partitë opozitare nuk kanë qenë të përgatitur, në fund të dy palët, Qeveria dhe PDK kanë marrë beneficione nga dhuna në Kuvend. Qeveria ka arritë përmes atyre skenave, që me rikthy që shikoje opozita si shpërndan grushte, ndërsa grushte ka shpërnda edhe Qeveria, shishe. PDK e ka një masë kritke që po kërkon rezistencë, votuesit që po kërkojnë rezistencë nuk mendojnë që çka ka bërë PDK është gabim”, tha ai.

Sipas tij, opozita ka humbur poenë politik, pasi është ndikuar nga reagimi i opininonit publik në rrjetet sociale.

“Ku ka humbur opozita, PDK, pastaj i ka ra pishman çfarë ka bërë, ku e ka humb betejën është se opozita ra në frikën e opinionit publik dhe reagimet në Facebook. Kur ra në këtë frikë, opozita kurrë, përfshirë PDK, LDK e AAK nuk arriti të vendos në thelb diçka që për herë të parë përfshihet nëse nuk e inicion në përleshje. E kemi një ministër që vrapon drejt një deputeti. Pse është kjo heshtje? Sepse opozita nuk e ka të qartë qëndrimin dhe rrugën e saj”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika