Gashi: Paga e ushtarit është 616 euro nën Qeverinë Kurti – Haradinaj s’ka njohuri
Paga e ushtarëve të gradës OR-2 është rritur në 616 euro, një rritje prej 39% nga paga e mëparshme prej 443 euro. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, përmes një postimi në Facebook, ku ajo ka kritikuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për mungesën e njohurive mbi këto ndryshime. Ajo ka theksuar kjo […]
Paga e ushtarëve të gradës OR-2 është rritur në 616 euro, një rritje prej 39% nga paga e mëparshme prej 443 euro.
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, përmes një postimi në Facebook, ku ajo ka kritikuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj për mungesën e njohurive mbi këto ndryshime.
Ajo ka theksuar kjo rritje prej 39 për qind është bërë e mundur falë implementimit të koeficientit të ri të pagave në vlerë prej 110 euro.
“Paga e ushtarit (OR-2) është 616 euro, informacion i vyer për ish-kryeministrin Haradinaj që si duket nuk ka njohuri për rritjen e pagave që ka ndodhur gjatë qeverisjes së kryeministrit Kurti. Pra nga 443 euro sa ishte më parë, me koeficientin e ri të pagave në vlerë prej 110 euro, ushtarit i është rritur paga për 39%”, ka shkruar ajo në Facebook.
Gashi gjithashtu ka vënë në pah investimet e mëdha që janë bërë në blerjen e sistemeve të armatimit gjatë periudhës 2021-2023.
Sipas saj, shpenzimet për armatim kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme, nga 4 milionë euro në 239 milionë euro.
Haradinaj: Ushtria nuk është dhe s’do të duhej kurrë të ishte kazan i votave të Kurtit















