Gashi pas dështimit në KiE: Qeveria e mori lehtë këtë punë

"Reputacioni i Qeverisë së Kosovës, sidomos i kryeministrit Kurti, përballë bashkësisë ndërkombëtare është reputacioni i një personi që nuk e mban fjalën dhe reputacioni i një personi që në vazhdimësi ka mashtruar"

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt sot dhe faktin që Kosova dështoi të anëtarësohet në këtë institucion.

Gashi ka kritikuar Qeverinë për mospunë në lidhje me anëtarësimin në KiE dhe humbjen e momentumit.

“Fazat kryesore të raportit për anëtarësimin e Kosovës KiE ka qenë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila është përfunduar me sukses pa kushte paraprake për Kosovën. Problemi është se Qeveria e Kosovës dhe institucionet kanë qëndruar shumë të heshtura ndërkohë që qeveria e Serbisë dhe presidenti i Serbisë kanë qenë shumë aktiv. Presidenti i Serbisë ka pas vizitë në Francë ku ka takuar presidentin francez dhe po ashtu ka patur takime edhe me udhëheqës të Gjermanisë dhe Italisë. Ndërkohë që presidentja jonë dy javët e fundit nuk ka qenë në Kosovë dhe kryeministri nuk duket se ka bërë ndonjë vizitë të rëndësishme as në Francë as në Gjermani dhe as në Itali. Si duket e kanë humbur momentumin me këto tri shtete dhe është krijuar një situatë e re pra situata e re e krijuar mendoj se është në disfavor të Kosovës dhe është dashur që Kosova të jetë më e kujdesshme”.

I pyetur se a ka mundur të bëhet anëtarësimi i Kosovës në KiE pa u dërguar drafti në Gjykatën Kushtetuese, Gashi pati këtë përgjigje.

“Nëse palët do të kishin qenë më aktive, nëse do të ishin më të drejtpërdrejta në komunikim me presidentin francez, kancelarin gjerman dhe kryeministren e Italisë unë jam goxha optimist se do të kishim një rezultat tjetër. Por tani jemi para situatës së krijuar dhe mendoj se qeveria e Kosovës në vazhdimësi ka bërë gabime dhe këto gabime po i shkaktojnë dëm Kosovës.

Reputacioni i Qeverisë së Kosovës, sidomos i kryeministrit Kurti, përballë bashkësisë ndërkombëtare është reputacioni i një personi që nuk e mban fjalën dhe reputacioni i një personi që në vazhdimësi ka mashtruar dhe dhënë premtime ose ka bërë marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe kur ka ardhur në Kosovë nuk i ka zbatu. Ky lloj reputacioni është shëndërru në problem për Kosovën”, ka thënë Gashi.

Gashi tregoi se si hyri draft-statuti i Asociacionit si kusht për anëtarësimin në KiE.

“Draft-statuti si kusht ka qenë propozim së pari i deputetëve serbë, pastaj i disa deputetëve individualë italianë dhe ndonjë deputet francez në Komitetin për politikë dhe në Komitete të tjera. Kur është diskutu raporti final kanë qenë propozime për t’u futur, por mobilizimin që e kemi patur me Grupin politik të Partisë Popullore Evropiane ku eshte pjesë LDK-ja, me grupin politik të Partisë Socialiste ku është pjesë LVV-ja dhe me grupin politik ‘Alde’ ku është pjesë PDK-ja kemi arritur që t’i rrëzojmë të gjitha ato propozime. Propozimet kanë qenë edhe më herët, por janë rrëzuar me votë edhe në Komitete, edhe në seancë”.

“Si duket qeveria e ka marrë shumë lehtë këtë punë dhe nuk e ka bërë punën e vet” tha Gashi në intervistën dhënë për “Blic Interview”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika