Gashi për Kurtin: E ka mbushur Kosovën me islamista dhe me propagandues kundër Amerikës
Dardan Gashi, analist në “Debat Plus”, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, se po e mbush Kosovën me “islamista dhe me njerëz që propagandojnë kundër Amerikës”. Gashi tha se kryeministri Albin Kurti vazhdimisht po i gënjen partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, e kjo, sipas tij, po i kushton Kosovës. “Nëse i thu amerikanëve dhe […]
Dardan Gashi, analist në “Debat Plus”, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, se po e mbush Kosovën me “islamista dhe me njerëz që propagandojnë kundër Amerikës”.
Gashi tha se kryeministri Albin Kurti vazhdimisht po i gënjen partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, e kjo, sipas tij, po i kushton Kosovës.
“Nëse i thu amerikanëve dhe BE, që e kam pranu një send, ti shkon duke e pranu, sepse me ta je marrë vesh, ne s’jemi marrë vesh me Serbinë… Kurti po i rren partnerët, jo Serbinë, këtu është dallimi mes nesh. Kur po të pëlqen ty raketat Javelin janë super, Amerika shumë e mirë. Kur po thotë Amerika zbatoj marrëveshje që i ke bë me mu, po thu se Amerika po don me akomodu Serbinë në shpinë tem. Si është e mundur që ty po të armatos, po të shkollon, avancon. Ti po e mbush Kosovën me islamista dhe me njerëz që propagandojnë kundër Amerikës”, tha ai.
Gashi tutje tha se Kurti tashmë është shndërruar në “lider të mashtrimit” dhe se vazhdimisht e gënjen ShBA-në dhe BE-në.















