Gashi për Kusari-Lilën: Dikush që u “nxë me pelë përdore” po tenton t’i denigrojë mediat

Gazetari Astrit Gashi ka reaguar ndaj akuzave të Mimoza Kusari-Lilës kundër mediave pas publikimit të audio-incizimit me Milan Radojçiqin

Publikimi i një audio-incizimi mes kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radojçiq, i njohur për aktivitete kriminale dhe terrorizëm, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe sulme nga vetë Kusari-Lila ndaj mediave.

Një ndër kritikat e saj u drejtua emisionit “Debat Plus”, i cili i dha hapësirë Slavko Simiqit, ish-kryetarit të Listës Serbe, për të reaguar.

Analisti dhe gazetari Astrit Gashi ka reaguar ndaj kritikave të Kusari-Lilës, duke i quajtur ato të pabaza dhe të padenja për koment.

Sipas Gashit, deklaratat e deputetes nuk kanë asnjë bazë faktike dhe synojnë vetëm denigrimin e mediave

“Karriera e saj politike do të shihet shumë në Gjakovë. Jam i bindur që ndoshta Kosova nuk e dinë shumë mirë por Gjakova e di shumë mirë se çka është me bisedu me Radojçiqin sepse e kanë pasur edhe aty…

Deklaratat në formën se si e ka thënë nuk kërkon sqarim fare. Sepse është një insinuatë e pabazuar, jo faktik, jo ën fakte dhe e cila ka synim primat të denigrojë edhe juve personalisht dhe neve edhe Debat Plusin. Nga kush, nga sikush që thotë populli; që u nxë me pelë përdore…”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika