Analisti, Astrit Gashi, ka komentuar masat ndëshkues të SHBA-së për ministrat e Qeverisë Kurti II, duke thënë se ai beson se kjo është një masa ndëshkimorë ndaj Qeverisë së Kosovës.

Sipas Gashit, kjo nuk është hera e parë që Shtete e Bashkuara të Amerikës i paralizojnë zyrtarët e qeverisë.

“Ambasada e Amerikës kur të thotë qëndro në Kosovë dhe mos eja në Amerikë, sepse i ke do punë. SHBA-ja veshin nuk ta ngrehë dhe as shuplakë nuk të bjerë, këto janë masat ndëshkues të saj”, ka deklaruar Gashi.

Më tej, ai ka thënë se nëpërmjet këtyre masave, ShBA-ja dëshiron t’i tregojë Qeverisë së Kosovës se ajo çfarë është duke kërkuara ajo, është serioze.

“Nuk është kërkesë e kotë, çfarë kërkojnë SHBA-të e kanë seriozisht dhe të planifikuar”, ka thënë ai.